Flash News

KRYESORE

Shehaj: Si përfitojnë ‘Kastrati’ dhe ‘Salillari’ 400 milionë euro nga koncesioni i ‘Rrugës së Kombit’

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar për tarifën e vënë nga qeveria për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”. Teksa ka publikuar një tabelë përmbledhëse me të ardhurat e garantuar nga trafiku, Shehaj shkruan se dy kompanitë koncesionare që do të mirëmbajnë “Rrugën e Kombit”, Kastrati dhe Salillari përfitojnë 400 milionë euro.

“400 milionë euro të ardhura do të përfitojë Kastrati dhe Salillari nga koncesioni i Rrugës së Kombit, nga të cilat 260 milionë euro do jenë fitim dhe pjesa më e madhe do iu merren direkt qytetarëve.

Pse Rama iu jep miliona me PPP ortakëve të tij?

Pushteti ekonomik është garancia e Ramës për të mbajtur pushtetin politik”, shkruan Shehaj.

Të fundit