Flash News

KRYESORE

Shehi dyshues për deklaratat e Hahn: Nuk i kanë hapur negociatat kur kemi bërë hapa para, jo më tani

Shehi dyshues për deklaratat e Hahn: Nuk i kanë hapur negociatat kur

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në “Ora”, ka komentuar deklaratat e komisionerit e BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, duke thënë se nuk ka shanse që Shqipëria të përfitojë hapjen e negociatave. Shehi tha se dyshon te deklaratat e komisionerit.

“Do ndodhë apo nuk do të ndodhë këtë do ta shikoj. Unë uroj që të ndodhë edhe në qoftë se ia dedikojnë kësaj mazhorance. Nuk ka bërë asgjë në këto 6 vjet. Kam dyshimet e mia për këtë punë. Nuk më rakordojnë disa orare, disa skadenca. Europa ka zgjedhje dhe nuk dihet nëse do të jetë të njëjtët komisionerë.

Pasi e mbylla urimin, edhe sikur të thonë se e ka bërë Edi Rama. Ne nuk na kanë futur kur nuk kemi bërë dy hapa përpara jo kur bëjmë hapa prapa. Mundet, me entuziazmin e Tsipras në Shkup, mundet që disa letra të këqija të mbyllen në Ballkan dhe ne nuk mund të përfitojmë. Kam dyshimet e mia. Disa sonte mund të thonë ç’është ky i marrë që dyshon tek Hani. Jo tek Hani, dyshoj edhe tek dreqi!”, tha ai.

Të fundit