Flash News

KRYESORE

Shehi pas takimit në presidencë: Hodhëm një hap të vogël, por me rëndësi

Shehi pas takimit në presidencë: Hodhëm një hap të

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit me presidentin Ilir Meta, i cili po kërkon që me konsensus të caktojë një datë të re për zhvillimin zgjedhjeve, tha se është bërë një hap i vogël për zgjidhjen e situatës, por me rëndësi të madhe.

“Idetë janë të përgjithshme, nuk kemi ndonjë avancim sa i përket çështjes zgjedhore. Dita e zgjedhjeve duhet që të jetë derivat i një analize tjetër, duhet të jetë nga pikëpamja e pretendimeve tona.

Ne gjykojmë se dita e zgjedhjeve do të derivojë nga një marrëveshje e madhe mes partive. Ne e konsiderojmë takimin shumë pozitiv.

Sot gjykojmë se është bërë një hap i vogël, i rëndësishëm, por në drejtimin e duhur. Si atmosferë jemi më afër një marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk heq dorë nga data 30 qershor, atëherë çdo gjë është e kotë. Do të ndërmarrim hapa të tjerë.”, deklaroi Shehi pasi doli nga presidenca në takimin me kreun e Shtetit me aleatët e PD-së.

Të fundit