Flash News

KRYESORE

Shehi i përgjigjet Ramës: Ti je turku i vetëm i këtij kombi, prezenca strategjike e investimeve të tyre është e tepërt

Shehi i përgjigjet Ramës: Ti je turku i vetëm i këtij kombi,

Para një jave kur kryeministri përmendi deputetin Dashamir Shehi, ky i fundi t nuk ishte në sallë, daj ka marrë fjalën sot për t’iu kundërpërgjigjur kryeministrit.

Shehi është shprehur kundër ndërtimi t të aeroportit të Vlorës dhe sipas tij dy arsye kryesore, sepse është një korrupsion i madh dhe sepse shtohen investimet turke në vend.

Kryetari i LZHK-së tha se Shqipëria është një vend që aderon për në Evropë dhe ndërkohë nuk ka asnjë investim të kompanive perëndimore por vihet re një prezencë e madhe e atyre turke.

“Rama foli me një inat kundër meje, unë të kam kundërshtuar aeroportin e Vlorës sepse është një vepër korruptive, po sikur të ishte vetëm kaq, nuk do të shqetësoja sepse jemi mësuar, por më shqetëson diçka tjetër për Shqipërinë, më shqetëson në aspektin strategjik një prezencë turke e tepruar.

Nuk dua të ofendoj kolegët turke dhe nuk dua të jem mosmirënjohës, por gjykoj se prezenca startegjike e tyre është e tepruar.

Unë e thash dhe e them përsëri, Turqinë e kemi kudo, në arsim, në telekomunikacion, ,në energji dhe kudo.

Shqipëria është në vend që aderon për në Evropë, edhe dy investime perëndimore që kishim ikën.

 Turqia na konsideron ne thjeshtë si një popullsi myslimane në Evropë.

Kjo i ka djegur sepse ka frik mos i marrim flamurin e oksidentalizmit. Në Tiranë hamë plëndës dhe zorrë, ai aristokrati ha haviar.

Ky është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb, dhe ky është turp. Se ha plëndës dhe se ha zorrë nuk e kam për turp, unë po i shërbej vendit tim", tha Shehi. 

Të fundit