Flash News

KRYESORE

Shehi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Ditën qan e vajton për njerëzit, në darkë mendon si të bllokojë mediat

Shehi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Ditën qan e vajton

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ me gazetarin Artur Zheji ka ‘shpërthyer’ ndaj kryeministrit Rama për mënyrën si po menaxhon situatën pas tërmetit.

Shehi i quajti shtirje dhe spektakël sjelljet e kryeministrit me banorët e prekur dhe tha se nga ana tjetër ai e ka mendjen të sulmojë mediat, të vendosë për PPP.

Sipas Shehit, opozita nuk do të kishte reaguar kurrë ashtu siç po reagon kryeministri, në një situatë ku sipas tij njerëzit kanë nevojë të qetësohen.

“Zoti Rama qan e vajton ditën. Pse si vjen për të qarë në darkë? Në darkë thonë si të bllokojmë mediat, si të vendosim PPP,si të bëjmë një ligj që AMA të bëjë rolin e gjykatave. Të qetësohemi njëherë e pastaj nga janari të fillojmë. Ne si opozitë këtë kemi bërë. Pse mos e bëjnë dhe këta dreqi e mori. Kryeministri bën si Mesia që shpëtoi Izraelin, ky i ngroh fëmijët, i mban afër. Ç’është ky shtet me sulltanete.

Mos dil në këtë popull hallexhi, mos u tall me popullin. Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë. Kjo është Shqipëria e vitit 20120. Me këtë do i dalim përballë Europës ne”, tha Shehi.

Të fundit