Flash News

KRYESORE

Shehi: Shtyrja e zgjedhjeve ka vlerë vetëm nëse ikën Rama

Shehi: Shtyrja e zgjedhjeve ka vlerë vetëm nëse ikën Rama

Kryetar i LZHK Dashamir Shehi tha se shtyrja e datës së zgjedhjeve me 6 muaj nuk ka asnjë vlerë nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama. Për më tepër që duhet një marrëveshje e thellë kushtetuese.

“ Vetë shtyrja është një situatë e re politike sepse shtyrja duhet për të bërë ndryshime të mëdha politike ndaj duhet kohë. Nëse shtyrja bëhet për me ndejt Edi Ramën jemi kot. Një shtyrje pa ndryshim s’ka asnjë lloj vlere. Po bëmë zgjedhje si në 2017 bëjmë të njëjtin gabim.”

Shehi shtoi se presidenti nuk ka hapësirë kushtetuese për të shtyrë zgjedhjet.

“Presidenti është interpret i Kushtetutës. Funksionin pol e ka tryeza politike se këtu do ndryshohet Kushtetua dhe këtë e bën vetëm një marrëveshje, Presidenti se bën. Sot për sot këto punë s’bëhen nëse s’ka shtyrje, sepse jemi në një ceknot politik.

30 qershori dhe largimi, për Kryeministrin Rama janë dy kërkesa qe s’mund të diskutohen. Lulzim Basha nga ana tjetër ka paralajmëruar pamundësimin e zgjedhjeve lokale. Por aleati i tij distancohet nga ky qëndrim i kryedemokratit.”, tha Shehi për TvKlan.

Të fundit