Flash News

KRYESORE

Shehi: Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Jemi në rrugën për të bindur ndërkombëtarët

Shehi: Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Jemi në

Pas mbledhjes në kryesinë e PD së Lulzim Bashës me aleatët, Dashamir Shehi në një deklaratë për median është shprehur se sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë.

Ai u shpreh se nuk kanë diskutuar të tjera gjëra të reja, por siç dihet "Protesta e radhës do të jetë para Parlamentit të enjten. Kërkesa mbeten po ato, largimin e Ramës, qeveri tranzitore që të ndërmarrë përsipër punë të rëndësishme. Pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prap. Këta janë diskredituar në rrafshin ndërkombëtar", u shpreh Shehi.

I pyetur më tej për skepticizmin e ndërkombëtarëve, kryetari i LZHK u shpreh se me Ramën në krye ka vetëm destabilitet, krim e drogë dhe se janë "në rrugën për të bindur dhe ndërkombëtarët për këtë punë".

I pyetur më te, se nëse Rama nuk tërhiqet a ka ndonjë skenar nga opozita politikani tha, "Nuk kemi diskutuar për këtë punë, por do të diskutohen pas datës 16. Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Do ta përcaktojmë pas demostratës tjetër të madhe që do të organizohet. Jemi me shpresë qe njerëz të logjikshëm do të reflektojnë".

Të fundit