Flash News

KRYESORE

Shehu i del në mbrojtje Gurakuqit: Bashkëpunimi PD-PS pa Ramën kryeministër, propozim opozitar

Shehu i del në mbrojtje Gurakuqit: Bashkëpunimi PD-PS pa Ramën

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij, Romeo Gurakuqi, për një bashkëpunim të demokratëve me qeverinë e PS-së, por gjithnjë nëse Edi Rama nuk qëndron kryeministër.

Në një intervistë për ‘Koha Jonë’, Shehu shprehet se propozimi i Gurakuqit është akuzë ndaj një maxhorance që nuk të drejtën morale të qeverisë. Për Shehun, propozimi i Romeo Gurakuqit është real, politik dhe opozitar.

“Unë e kam lexuar e interpretuar ndryshe nga ju atë intervistë të kolegut tim, në sensin e një akuzë ndaj maxhorancës, të kësaj maxhorance që megjithëse formalisht i ka numrat në Kuvend, nuk ka të drejtën morale e politike të qeverisë, për vetë deformimin e votës që ndodhi masivisht. Pra për mua kjo qëndron si një deklaratë reale politike opozitare. Pikërisht në këtë rrugëtim, edhe për t’i qëndruar afër qytetarëve, për të ndihmuar një kjartesim të gjërave, pa asnjë lëkundje do të jemi në opozitë, do të bëjmë një opozitë reale, të fortë, alternative, demokratike, të gjithëanëshme etj, për të çuar vendin drejt ndryshimeve të domosdoshme edhe të pa evitueshme. Mos harrojmë se pushteti i tepërt i marrë me rrugë jo demokratike të çon në disfatë, veçanërisht kur përdoret ashtu siç “Rilindja” di ta përdorë atë”, ka thënë Tritan Shehu.

Sa i përket propozimit të Gurakuqit, deputeti i PD-së ka folur për një bashkëpunim të demokratëve me qeverinë e PS, pa Ramën kryeministër, për të çuar përpara reformat e rëndësishme.

Të fundit