Flash News

KRYESORE

Shehu: Ky parlament me 42 “pupacë”, është si “Ali Babai me 40 Hajdutët”!

Ish deputeti demokrat, Dritan Shehu e ka quajtur antikushtetues parlamentin aktual në Shqipëri dhe e ka krahasuar atë me përrallën e “Ali Babës me 40 hajdutët”.  Demokrati tregoi shkeljet që institucioni legjislativ aktualisht po bën, si edhe mënyrën e mbrapshtë që ai vepron me një status në Facebook.

Statusi

“Nga 140 vende sipas Kushtetutes, ai ka vetem 122 “deputete”.

Nga 122 “deputete” ka 42 “pupace”, te peshkuar ne menyre antikushtetuese nga thellesite e listave, duke u dhene ate qe nuk u takon.

Keshtu ata “levizin” vetem nen shkopin e “Ali Babait”.

Kjo ndodh edhe kur teatralisht e kritikojne ate, apo votojne kunder tij.

Te gjitha procedurat ligjore e formale per te implementuar vendimin politik te deputeteve te opozites per dorrezimin e mandateve, nuk u kryen ne perputhje me rregulloren e Kuvendit e traditen e tij.

Nje Parlament i tille antikushtetues jo vetem qe nuk mund te gjykoje e as te diskutoje mbi Presidentin e Republikes, por nuk mund as te miratoje ligje, vendime, rezoluta etj!

Te gjitha keto do te ishin qe ne nisje antikushtetuese, do te ishin “vjedhje” e ligjishmerise dhe e demokracise, njelloj si bente “Ali Babai me 40 Hajdutet”.

Të fundit