Flash News

KRYESORE

Shehu: Negociatat nuk u hapën për shkak të keqqeverisjes së Ramës

Shehu: Negociatat nuk u hapën për shkak të keqqeverisjes së

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu, deklaroi se arsyeja se përse Këshilli i BE-së nuk hapi negociatat është keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Në një status në profilin tij në Facebook, ai shtroi pyetjen se “për llogari të kujt Rama kërkoi sot në Londër që të ”harrojmë” Evropën!”

Statusi

“Demagogji e aventurizëm politik i tij aty, pikërisht sot kur për shkak të kësaj keq qeverisje e skandaleve të saj, Këshilli i BE përsëri nuk na hap negociatat.

Rama flet ne Londer per nje te ashtuquajtur “Shengen” te Ballkanit, kur ne rrezikohemi te na nxjerrin nga Shengeni i vertete.

Asnje fjale aty nuk tha ai per te ardhmen europiane te Shqiperise e te Ballkanit Perendimor, ne funksion te te ciles duhet te jene te gjitha reformat e zbatuara ne vendet tona.

Vetem duke implementuar ato standarte ne duhet e mund te afrohemi midis nesh, gjate “rrugetimit” tone per ne ”Bruksel”!

Fjala e tij aty, ne sinkron me Kryeministren e Serbise, bije ndesh me aspiraten tone europiane e i shkon per shtat vetem atyre, qe duan te mbajne Rajonin tone si nje “ishull” larg BE, per diku ne Lindje.

Thjesht lathitje kjo?

E pamundur, shpesh e perseritur ne trajta te ndryshme tashme kjo “strategji” ogurzeze!”

Të fundit