Flash News

KRYESORE

Shehu ngre alarmin pas arrestimit të ish-kreut të PD-së: Në Shqipëri po përsëriten ngjarjet e pas vitit 1945

Shehu ngre alarmin pas arrestimit të ish-kreut të PD-së: Në

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu komenton shoqërimin në polici të ish-kreut të PD-së në Elbasan pas deklaratave të forta që ky i fundit bëri për 30 qershorin.

Mes ironisë Shehu tha se Aurel Bylykbashi ka shkelur nenin 55 të komunizmit për agjitacion e propoagandë.

Më tej shtoi se arrestimi i tij është një sinjal alarmi se vendi po shkon në një grusht shteti e demokracia është drejt rënies.

“Unë mendoj se shoqërimi i z. Bylykbashi është i drejtë sepse shkeli nenin 55 të agjitacionit e propagandës, nen që ka burgosur, pushkatuar e internuar mijëra njerëz. Ai regjim kërkon të kthehet në Shqipëri. Nuk e kanë shkruar por e kanë në mentalitet e veprimtari. Në këtë pikëpamje dhe shoqërimi i z. Bylykbashi është në përputhje me mentalitetin e tyre. Bile nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç ose ndonjë burg tjetër e të internonin familjen. Ka shkelur ligjin e komunizmit. E kanë thirrur për agjitacion e propagandë. Është e turpshme. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është rast unik. Në Shqipëri po përsëriten ngjarjet e pas vitit 1945. Një sinjal alarmi. Në Shqipëri po zhvillohet një grusht shteti. Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka të Gjykatë të Lartë. Gjykatat e Apelit po rudimentizohen, nuk funksionojnë gjykata e faktit”, deklaroi Shehu.

Të fundit