Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Nuk ka shtesë pagash për punonjësit e shëndetësisë, PPP-të abuzive me shifra rekord

Ish deputeti i PD-së Dritan Shehu ngre shqetësimin se qeveria në buxhetin për punonjësit e shëndetësisë ne 2020-ten nuk ka planifikuar asnjë shtesë pagash.

Ndërkohë ai ngre shqetësimin se për PPP-të abuzive, korruptive, monopolizuese të sektorëve, apo shkatërrueses të funksionit të institucioneve shëndetësore është parashikuar shifra rekord prej mbi 40 M $.

“Në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar as shtesa e pagave për te indeksuar inflacionin. Pra realisht ka vetëm rënie te tyre, duke u thelluar diferenca prej disa herësh qofte edhe me vendet e rajonit, midis të cilëve edhe Kosova qe vendosi pagën minimale për mjeket 1200 E dhe për infermieret 700 E.

Pa asnjë dyshim ky është një nga treguesit e thellimit të varfërisë ekstreme te sistemit tonë shëndetësor, mungesës së çdo stimuli e shprese pozitive për ketë sektor e punonjësit e tij, një nga shkaqet e braktisjes masive te vendit nga mjeket, infermieret etj.”, shkroi ish ministri i Shëndetësisë në Facebook.

I shqetësuar Shehu thotë se ky do të jetë buxheti i varfërisë së thellë e i vazhdimit të eksodit masiv të profesionistëve të shëndetësisë.

Të fundit