Flash News

KRYESORE

Shehu: Qeveria një muaj me vonesë në marrjen e masave për koronavirusin, alarmi u dha në janar

Shehu: Qeveria një muaj me vonesë në marrjen e masave për

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ tha se qeveria shqiptare është e vonuar në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Masat apo lufta me një epidemi është më e madhja që mund të bëjë një sistemin shëndetësor. Ndërsa kryeministri shqiptar doli dje me një video bosh, nuk tha asgjë, vetëm bënte ca batuta dhe kaq. Kjo nuk është detyrë e një kryeministri kur qytetarët janë të shqetësuar, para një situate të tillë. Ky virus po troket në derë” tha Shehu.

Ai shtoi se qeveria ka humbur një muaj kohë, duke argumentuar se alarmi u dha që në janar, pa u marë asnjë masë.

“Kur virusi ishte në Kinë, këtu thuhej ‘është larg, jemi me risk të ulët’, por pse, ne jemi me risk si gjithë të tjerët, shpresoj me vullnet të Zotit të mos vijë, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Qeveria ka humbur një muaj kohë, alarmi është dhënë që në janar, por nuk u mor asnjë masë”, tha Shehu.

Ish-deputeti ngriti pyetjet se sa është buxheti i emergjencës për të përballuar këtë epidemi si edhe si është menduar sistemi i karantinës?

“Del një doktoreshë e thotë është sekret, c’punë ka doktoresha të dalë, është detyrë e qeverisë. Karantina ka principe.” vijoi më tej ish deputeti i PD-së.

Të fundit