Flash News

KRYESORE

Shehu: Shqipëria ka nevojë edhe për njerëz të edukuar në perëndim për të dalë nga bataku

Shehu: Shqipëria ka nevojë edhe për njerëz të edukuar

Ditën e nesërme lideri demokrat Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë për të miratuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda PD, përmes parimit një anëtar një votë. Ky hap shënon edhe aktin e parë të opozitës në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në të njëjtën kohë kryedemokrati ka nisur nga përgatitjet për të rikthyer brenda PD disa prej ish funksionarëve të lartë ndër vite, një prej të cilëve ish ministri Genc Ruli.

Këto lëvizje të opozitës ish kryetari i PD, Tritan Shehu i quan si një moment që të gjithë demokratët të bëhen bashkë në funksion të rotacionit politik.

“Opozita shqiptare ka nevojë për të gjithë ata që aspirojnë në Shqipëri. Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj përmbysje të madhe e cila do të ndodhë në Shqipëri sepse ka nevojë për të. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, për opozitën shqiptare, për PD, absolutisht asnjë nuk është i tepërt”, shprehet ai për ABC News.

Për Shehun lidershipi i PD duhet të japë mesazhin që selia blu është e hapur për të gjithë ata që duan të angazhohen në politikë.

“Shqipëria që të dalë nga ky batak që është ka nevojë për të gjitha kapacitetet e saj. Kapacitetet që janë në Shqipëri dhe që nuk janë sot, të edukuar në perëndim, me një vizion të qartë, njerëz me kontribute të këtushme. Prurje të reja vlera që janë në Shqipëri, vlera që janë jashtë Shqipërisë sepse vetëm në këtë mënyrë do të gjenerohet ajo që i duhet Shqipërisë, përmbysja e madhe”, tha më tej Shehu.

Të fundit