Flash News

KRYESORE

Shehu: Shqipëria pa ekuilibra të demokracisë, konstituimi i kryetarëve, një parodi tragjike

Shehu: Shqipëria pa ekuilibra të demokracisë, konstituimi i

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu e quan parodi konstituimin e kryetarëve të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.  Ai mendon se situata mund të evitohej nëse do të ishte respektuar dekreti i presidentit Ilir Meta.

Me një status në Facebook, Shehu akuzon qeverinë se po përfiton nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Ai kujton se në mungesë të këtij institucioni, asnjë ligj apo vendim  nuk mund te merret.

Statusi

Shqiperia pa ekuilibra te demokracise e te te drejtes!

Parodia e konstituimit te “kryetareve” te bashkive po e evidenton kete!

Kjo parodi tragjike mund te evitohej edhe duke respektuar in exstremitas Dekretin e Presidentit per shtyrjen e atyre “votimeve”.

Argumenti kryesor qe u perdor per mos respektimin e tij ishte dhe vazhdon te perdoret, mos funksionimi i Gjykates Kushtetuese, pra pa mundesia e apelimit te tij.

Nje logjike e tille, nqs pranohet duhej e duhet aplikuar per te gjitha institucionet e vendimet e atij niveli.

Pra ne mungese te Gjykates Kushtetuese, asnje ligj a vendim i tille nuk mund te merret.

Duhej e duhet bllokuar funksionimi i Parlamentit si ligjevenes, Qeverise si vendim marese, etj, qe prej dites se kolapsit te Gjykates Kushtetuese.

Por nderkaq Kuvendi voton koncesione, PPP qindra milioneshe ne Euro, ligje, ndryshime kodesh, Qeveria nxjerr akte te rendesishme; dhe e gjithe kjo ne mungese te Gjykates Kushtetuese, i vetmi institucion ku mund keto te apelohen.

Ne fakt ishte kjo gjendje paradoksale nje aresye, qe coi ne fiktivitetin tone si deputete te opozites, nje nga shkaqet kryesore te dorrezimit te mandateve.

Interpretimet e qendrimet parimore ndaj te drejtes e demokracise, ndaj funksionimit te institucioneve qendrore ne mungese te Gjykates Kushtetuese, ose aplikohen per te gjithe kur pranohen, ose per asnje nqs hidhen poshte.

Por kurre nuk mund te aplikohen ne menyra selektive, sepse keshtu shkaterrohen ekuilibrat, mbi te cilat mbeshtet demokracia dhe e drejta.

Kjo po ndodh ne Shqiperi.

Të fundit