Flash News

KRYESORE

Shemben 4 ura në Përmet, fëmijët s'shkojnë dot në shkollë

Shemben 4 ura në Përmet, fëmijët s'shkojnë dot

Në Përmet janë shembur 4 ura dhe fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë. Deputeti demokrat Tritan Shehu shkruna se është informuar sot nga Kryetari i Bashkisë së Permetit, Niko Shupuli për dëmtimin e 4 urave pasarele mbi Vjosë.

Ato lidhin fshatrat Bual, Carcovë e Siperme, Kutal, Zhepa dhe dëmtimi i tyre pengon vajtjen në shkollë të fëmijeëe të këtyre fshatrave.

“Ka bllokime gjithashtu te fshatrave të Frashërit nga dëmtime serioze të rrugës.

Dëmtimi i sistemit të pompimit të ujit të pijshëm të Përmetit, ka vënë në vështirësi për këtë furnizim esencial qytetin.

Po kështu sistemi i ujit të pijëshëm është dëmtuar edhe në disa fshatra të tjerë.”- thote Tritan Shehu në një status ne facebook. Ai tha se kërkohet ndërhyrje e shpejta dhe dinamike nga strukturat shtetërore.

Të fundit