Flash News

KRYESORE

Shemben gjatë natës 10 shtëpi në Mirditë, si shpëtuan mrekullisht banorët

Reshjet e ditëve të fundit të borës për pak sa nuk kanë shkaktuar një tragjedi të madhe në njësinë administrative Orosh në rrethin e Mirditës. Si pasojë rrëshqitjes masive të dherave 10 shtëpi banimi janë shembur gjatë orëve të natës. Fatmirësisht, banorët ishin evakuuar që prej ditës së djeshme, pasi shtëpisë kishin pësuar dëmtime nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve nga skarpatet e maleve.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sistemimin e përkohshëm të 10 familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur.

Të fundit