Flash News

KRYESORE

Shembet diga në Brazil, raportohen 9 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë raportohet të jenë zhdukur nga shembja e një dige në një minierë hekuri në Brazil.

Autoritetet kanë bërë me dije se shembjae digës shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës të cilët  ishin duke ngrënë drekë aty pranë.

Mundësitë  që personat e zhdukur të gjenden të gjallë janë shumë të pakta dhe numri i viktimave mund të shtohet në vijim.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e digës, që është në pronësinë e një kompanie private.

Kjo ngjarje ndodh tre vjet pas shembjes së digës në Mariana, që la të vdekur 19 persona, ngjarje që konsiderohet katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.

Të fundit