Flash News

KRYESORE

Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 6-katëshe në Unazën e Madhe

Një godinë 6 katëshe në Unazën e Re është shembur pak minuta më parë.

Shembja e godinës u bë me shpërthim të kontrolluar. IKMT ka njoftuar që në orët e para të mëngjesit lidhur me shpërthimin.

Shembja ka rezultuar me sukses, duke bërë që i gjithë objekti të bjerë në tokë. Forcat zjarrfikëse kanë shpërndarë ujë përreth. Në objekt u vendosën 10 kg eksploziv.

Shembja e ndërtesave i hap rrugën projektit të Unazës së Madhe në Tiranë. Edhe pse prej shumë kohësh protestuan, banorët nuk kanë kundërshtuar më aksionin.

Pamjet nga shembja e godinës 6-katëshe

Të fundit