Flash News

KRYESORE

Shembet skela e pallatit ku po punonin, 4 punëtorë bien nga lartësia, 2 në gjendje të rëndë, 2 të tjerë akoma nën rrënoja

Shembet skela e pallatit ku po punonin, 4 punëtorë bien nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në rrugën ‘Faik Konica’ ku 4 punëtarë kanë rënë nga skela ku po punonin për rikonstruksionin e një pallati. Ndërkohë mendohet se dy të tjerë mund të jenë akoma nën rrënoja.

Dy nga punonjësit janë në gjendje të rëndë, ndërkohë nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes. Mësohet se mbi skelë kanë qenë edhe punëtorë të tjerë, përveç katër punëtorëve që janë dërguar në spital.

Forca të shumta policore janë në vendngjarje në këto momente për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit