Flash News

KRYESORE

“A do shembet Teatri Kombëtar?”, Kumbaro shmang pyetjen e Vokshit: Nuk kam frikë nga asgjë

“A do shembet Teatri Kombëtar?”, Kumbaro shmang pyetjen e

Ditën e sotme është mbajtur seanca dëgjimore me ministren Kumbaro për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Mirëpo, mbledhja është shoqëruar me mjaft debate. Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi, e pyeti ministren Mirela Kumbaro nëse do shembej godina e Teatrit.  Ministrja nuk i është përgjigjur pyetjes së deputetes, duke i’u shmangur vazhdimisht.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Meqenëse kjo është një çështje shumë sensitive, ia kaloj fjalën ministres për të shpjeguar a do shkatërrohet teatri dhe për të gjitha pyetjet që kemi dërguar, na keni dhënë informacion për mendimin tim shumë të mangët. Pyetja është: A do shkatërrohet ‘Teatri’ zonja ministre?

Kumbaro: Do e nis duke falenderuar kolegët për komentet e tyre. Atëhere përsa i përket VKM-së zonja Vokshi...

Vokshi: A do shkatërrohet Teatri, e fillojmë që këtu?

Kumbaro: Ju s’keni të drejtë të editoni mënyrën se si flasim!

Vokshi: Kjo është çështja kryesore, do shembet apo jo, në bazë të kësaj zhvillojmë edhe dëgjesën!

Kumbaro: Më jep fjalën zonja Vokshi!

Vokshi: Po jua jap fjalën.

Kumbaro: Zonja Vokshi ju më keni drejtuar disa pyetje, se si e filloj fjalinë është çështja ime.

Vokshi: Pyetja ime që po e përsëris për të dhjetën herë është kjo, " A do shembet Teatri Kombëtar? Mos kini frikë..."

Kumbaro: Nuk kam frikë nga asgjë. Në vijim të pyetjes tuaj, më lejoni t’ju përgjigjem, lidhur me VKM -në e vitit 2003 dhe 2017, nuk nxjerr nga asnjë statusi, nuk e ka patur asnjë herë statusin e ansamblit kulturor...

 

Të fundit