Flash News

KRYESORE

Shembet ura e këmbësorëve në Mumbai, 4 persona humbin jetën dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Shembet ura e këmbësorëve në Mumbai, 4 persona humbin

Katër persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur një pjesë e një ure këmbësorësh u rrëzua pranë stacionit hekurudhor kryesor të Mumbait në Indi, mbasditen e sotme.

Shumë persona mbetën të bllokuar në rrënoja, pasi ura u shemb pranë ‘Chhatrapati Shivaji Maharaj Terminus’ në një moment kur kishte shumë njerëz në lëvizje.

Policia e Mumbait identifikoi dy nga të vdekurit: Apoorva Prabhu, 35 vjeç dhe Ranjana Tambe, 40 vjeçe. Autoritetet hekurudhore thanë në një deklaratë se ura i përkiste korporatës komunale të qytetit.

Të fundit