Flash News

KRYESORE

Shembet ura në Itali, kufizimet prej coronavirusit shmangin tragjedinë

Shembet ura në Itali, kufizimet prej coronavirusit shmangin tragjedinë

Një urë është shembeur paraditen e sotme në Itali.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për urën e Caprigliola-s midis La Spezia dhe Massa, duke shkaktuar vetëm plagosjen e një personi, shoferin e një kamioni që rastisi duke qarkulluar në momentin e shembjes.

Megjithatë, ndalimi i qarkullimit dhe kufizimet prej coronavirusit kanë shmangur kështu ndoshta një tragjedinë të re në Itali, pasi ura njihet si një segment mjaft i frekuentuar.

Muajt e fundit, infrastruktura e urës ka qenë në qendër të polemikave pasi një çarje u vu re që në nëntor prej motit të keq. Por, pas riparimit dhe pas inspektimit të teknikëve të Anas, u hap sërish drita jeshile për shoferët mbi këtë urë.

Të fundit