Flash News

KRYESORE

Shembja e banesave në Shkozë - Duma: Shteti nuk do që t’i paguajë, po i përjashton në bllok

Deputetja demokrate, Grida Duma, ishte sot në Shkozë, ku në m;ngjes ka nisur shembja e banesave. Ajo shkoi aty p;r her; t; dyt;,  në mbështetje të 153 familjeve që po i prishen shtëpitë, të cilat preken nga projekti i zgjerimit të Lanës.

Duma tha se është e pafalshme për shtetin shqiptar sesi mund të nxjerrë në rrugë këta njerëz pa u dhënë kohën e mjaftueshme për të liruar shtëpitë.

“Kam dokumentat tuaj të pronësisë.Unë e di shumë mirë që ju i njihni detyrimet tuaja si qytetar që projekti të bëhet por nuk mund të bëhet projekti mbi jetët e njerëzve.Të parët njerëzit, pastaj janë projektet dhe rrugët. Ju keni certifikata pronësie. Dhe gjithçka që duhet t’u japë ky shtet është: 1.Kohën e mjaftueshme për të dalë. 2.Pasi ta dini se ku dio të shkoni si do të trajtohesh. Ti po del në rrugë.”

Deputetja demokrate kërkoi shpronësimin e banorëve me vlerën e tregut dhe njohjen e legalizimit për një pjesë të tyre. Duma garantoi se PD do të ndjekë deri në fund këtë çështje ligjërisht dhe politikisht.

“ Janë 153 familje, njëri rast nuk i ngjan tjetrit.Ka banorë që kanë ndërtuar shtëpitë që prej 20 e ca vitesh, kanë leje ndërtimi që në 50-vjeçarin e  parë të komunizimit, kanë çuar dokumentat për legalizim për truall. Ashtu siç ka dhe banesa me certifikata pronësie. Banorët kërkojnë normalisht shpronësimin me vlerën e tregut të pronës së tyre, atyre që nuk e kanë të legalizuar duhet t’u njihet legalizimi se e kanë paguar me mandate që janë në dosje arkëtimi. Janë premtuar para fushatës zgjedhore. Banorët kërkojnë që legalizimi t’u njihet dhe mos të përjashtohen në bllok vetëm pse nuk duan t’i paguajnë. Sot nuk dinë nëse do trajtohen apo jo me statusin e të pastrehit. Janë totalisht të tmerruar.Do bëjmë gjithçka që është e mundur ligjërisht dhe politikisht për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve si taksapagues dhe qytetarë, jo për ta bërë këtë një betejë politike të kotë.”, tha Duma.

Të fundit