Flash News

KRYESORE

Shembja e pallateve me rrezik, flet banori i Thumanës: Hyra brenda me shpejtësi sa për të marrë lekët

Shembja e pallateve me rrezik, flet banori i Thumanës: Hyra brenda me

Sali Gaza është banor i Thumanës, ndërtesa e të cilit do të shembet pasi konsiderohet me rrezik për të banuar.

Ai jetoi në pallatin numër 42 për më shumë se 30 vite.

Saliu tregon për Top Channel se pasiguria ndodhi sa hap e mbyll sytë pas tërmetit shkatërrues.

“Erdhën i vizituan plasaritjet bashkia, asnjë fjalë, as dilni as rrini”, shprehet Sali Gaza.

Megjithëse pallati është nën një perimetër sigurie, Saliu për pak momente ka marrë leje të hyjë brenda.

“Kam marrë një guxim të tepruar, hodha firmën dhe u futa mora lekët për 5 minuta dhe dola jashtë”, ka thënë Gaza.

Në Thumanë deri më tani pas vlerësimit të inxhinierëve të IKMT janë shembur 2 pallate pesë-katësh, përveç atyre që u shkatërruan nga tërmeti.

Të fundit