Flash News

KRYESORE

Shembja e shkollës në Nigeri, nxirren 41 persona nga rrënojat

Shembja e shkollës në Nigeri, nxirren 41 persona nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit në Nigeri kanë nxjerrë nga rrënojat e shkollës 41 persona. Ndërtesa trekatëshe shkollore u shemb dje në qytetin Lagos ndërsa në momentet e shembjes në shkollë mbahej mësimi, raporton ‘AA’.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën 10 nxënës ndërsa ekipet e shpëtimit nën rrënojat e betonit dhe hekurit nxorrën 5 të rritur dhe 36 nxënës.

Të gjithë të shpëtuarit u dërguan në spital me lëndime të ndryshme. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, pasi sipas disa burimeve lokale, në momentin e shembjes së shkollës ka patur rreth 100 persona.

Të fundit