Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit/ Analisti komenton qëndrimin e Majkos në Kuvend: Mbajti faqen e bardhë

Shembja e Teatrit/ Analisti komenton qëndrimin e Majkos në Kuvend:

Analisti Andi Bejtja ka komentuar qëndrimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, pak minuta para se të bëhej votimi i projektligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Para se ai të largohej dhe të mos ishte prezent në votim, Majko është fiksuar nga kamerat duke debatuar me kryeministrin Edi Rama

“Nëse nuk do të votosh, ik në shtëpi. Mos më bëj numra mua”, mësohet ti jetë drejtuar Rama Majkos ndërsa ky i fundit çohet nga karrigia dhe largohet nga salla.

Ndërkohë, Bejtja e cilëson qëndrimin e Majkos si një moment që do të vlejë shumë për atë vetë, familjen e tij dhe gjithë socialistët e tjerë, ndryshe nga ata 75 që votuan mbrëmë për shembjen e teatrit.

Statusi i plotë:

NATE E BARDHE PER PANDELI MAJKON

Sot ishte Natë e Bardhë për PANDELI MAJKON.....mbajti faqen e bardhë për vete, fëmijët, familjen dhe gjithë socialistët e thjeshtë (që janë shumicë) që janë ndryshe nga ata 75 që votuan sot për shembjen e teatrit....Sot Pandeli Majko e lexoi historinë ashtu siç duhet: nëqoftëse do të lexonte dhe politikën në këtë mënyrë, historia do t'i jepte nesër aq shumë sa dhe ai vetë do e pranonte që po i jepte ndoshta dhe më shumë se ç'meriton. Është koha kur Kryeministri i ri është në mitër të historisë.

Të fundit