Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shembja e teatrit, artistët kërkojnë ndihmë te Hahn e Mogherini: Parlamenti ka dalë jashtë kompetencave ligjore, na ndihmoni!
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dërguar një letër të hapur disa prej zyrtarëve më të lartë europiane që merren me zgjerimin dhe integrimin e BE, si edhe ambasadoreve të vendeve anëtare të BE në Tiranë.
Përmes kësaj letre, artistët i kërkojnë zyrtarëve të lartë të BE që të ndërhyjnë me qëllim që të kthehet ligji i miratuar të enjten që shkoi në Kuvend, pasi sipas tyre ka disa shkelje.
Ata kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve edhe në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.
Letra e plotë:
Drejtuar: SH.T.Z. Johannes HAHN
Komisioner Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin
SH.S.Znj. Federica Mogherini
Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë
SH.S.Zj. Romana VLLAHUTIN
Përfaqsuese e Misionit të Bashkimit Europian në Shqipëri
Përfaqësuesve të misioneve diplomatike në Shqipëri të vendeve anëtare të Bashkimit Europian
Objekti: Informacion në lidhje me paligjshmëritë në miratimin Ligjit: “PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”.
Të nderuar zonja e zotërinj,
Duke Ju siguruar për konsideratën më të lartë për Ju dhe punën Tuaj, dëshirojmë që përmes kësaj letre, t’Ju informojmë në lidhje me miratimin nga ana e Parlamentit të Shqipërisë të Ligjit: “Për caktimin e procedurës së vecantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe njëkohësisht t`Ju shprehim mendimin tonë mbi shkeljet e rënda që përmban ky ligj.
Kuvendi i Shqipërisë, në mesnatën e të Enjtes datë 05.07.2018 miratoi ligjin e sipërcituar, i cili sanksionon kalimin tek një kompani private e përcaktuar në ligj me emër, të hapësirës publike në qendër të Tiranës, në zonën ku sot gjendet Teatri Kombëtar.
Që nga momenti i prezantimit të idesë, në vend ka pasur një reaksion publik, për shkak të faktit që një iniciativë ligjore e tillë qëndron kundër parimeve kushtetuese dhe morale, mbi të cilat është ngritur dhe funksionin shteti shqiptar. Për rreth një muaj rresht, artistë, personalitete të artit dhe kulturës, aktivistë të shoqërisë civile, njerëz të letrave, gazetarë, aktorë politikë dhe qytetarë të shqetësuar kanë protestuar në mënyrë demokratike në oborrin e Teatrit Kombëtar kundër kësaj iniciative.
Njëkohësisht, mbi pesë mijë qytetarë kanë firmosur një peticion drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe një sërë personalitetesh vendimmarrës të vendit, duke iu bërë thirrje që të ndalojnë këtë iniciativë ligjore që në fakt vetëm ligjshmëri nuk ka. Procesi i firmosje vazhdon dhe do Ju dërgohet edhe Juve një kopje e peticionit në përfundim të tij.
Sikundër e theksuam dhe më lart, ligji i miratuar shkon kundër parimeve kushtetuese dhe parimeve morale mbi të cilët shqiptarët kanë vendosur të ngrenë shtetin e tyre.
Së pari, ky ligj shkel parimin kushtetues të "Barazisë përpara ligjit" përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës.
Ligji në fjalë me mënyrën sesi parashikon përfituesin(kompani private e përcaktuar në ligj me emër –rast i paprecedentë ky)në veprimtarinë ekonomike që rrjedh prej tij, shkel njëkohësisht parimin e barazisë përpara ligjit dhe parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve(e cila sanksionohet në nenin 11, pika 1 të Kushtetutës)pasi paracaktimi i operatorit ekonomik, i cili do të ngarkohet për kryerjen e aktivitetit ekonomik, pa ju nënshtruar konkurrencës, por me përcaktim të drejtpërdrejt në ligj, privon lirinë e veprimtarisë ekonomike për shtetasit e tjerë, vendas apo të huaj, që do të dëshironin të konkurronin për një mundësi veprimtarie ekonomike.
Së dyti, me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Që do të thotë se asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë jashtë kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese, sepse ato përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së atij institucioni.
Ndaj dhe kemi bindjen se parlamenti ka dalë jashtë kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese në miratimin e këtij lloj ligji. Nuk mund të miratohet një ligj për një emer të veçantë. Ky projekt i takon Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, ose vetë e Këshillit të Ministrave, por jo Parlamentit. Parlamenti ka miratuar ligje të përgjithshme se si, qeveria apo pushteti vendor duhet ti realizojnë këto projekte, por jo vetë parlamenti realizon një projekt konkret me ligj, duke anashkaluar ekzekutivin në shkelje të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.
Së treti, kjo formë veprimtarie ekonomike e parashikuar kështu në këtë ligj, vjen në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian, ku ne aspirojmë të integrohemi dhe konkretisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të nënshkruar dhe ratifikuar nga Shqipëria, ku sanksionohet detyrimi i shtetit shqiptar që kontratat publike ti nënshtrohen konkurencës së lirë dhe transparences (nenet 70 – 77 të saj). Me këtë ligj ky standard europian i detyrueshëm për ne, është shkelur.
Për ta konkretizuar se përse ligji në fjalë vjen ne kundërshtim me standardet e detyrueshme të MSA (nenet 70 – 77) po sjellim si shembull Ligjin nr.9643,datë20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK” i ndryshuar.
Në nenin 4 të ligjit për prokurimin publik parashikohen përjashtimet nga procedurat e këtij ligji. Pra parashikon se në cilat raste kontratat publike nuk i nënshtrohen konkurencës. Deri në vitin 2012 në këtë nen, si përjashtim ka ekzistuar dhe nje fjali “dhe ato qe rregullohen me ligj tjeter”. Pra deri më 2012 lejohej që, me ligje të tjera të parashikoheshin kontrata publike, të cilat si përjashtim nga ligji i prokurimeve të mos i nënshtroheshin konkurencës.
Por me ndryshimin e vitit 2012 qe ju bë ligjit te prokurimeve kjo fjali u shfuqizua. Dhe konkretisht me ligjin nr.131/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.9643, datë20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, hiqen fjalët “dhe ato që rregullohen me ligj tjetër”.Dhe kjo ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar për tiu përshtatur standarteve të MSA.
Kështu që, si përfundim, vetë parlamenti me ligj i ka hequr të drejtën vetes të miratojë me ligje të veçanta kontrata publike jashtë procedurave të konkurrencës sipas ligjit të prokurimit publik.
Nëse do të lejohej ky precedent në fushën e ligjbërjes atëherë çdo mazhorancë do të miratonte ligje personale pa kufi dhe nuk do të mbante asnjë përgjegjësi në lidhje me abuzimet, pasi do të justifikohej pas kartonëve të parlamentit.
Një diskutim tjetër është ai i relativizimit të problemit në fjalë nga mbrojtësit e ligjit(qeveria). Ata e paraqesin sikur ky është një problem emocional, nostalgjie, problem artistësh, kushte pune etj, etj.
Ju theksojmë se konflikti nuk ka të bëjë asfare me gjëra emocionale artistësh, etj. Por ka të bëjë më standartet Europiane të konkurencës së lirë e transparencës në trajtimin e pronës publike nga qeveria dhe mbrojtjen e kësaj prone nga korrupsioni dhe krimi.
Duhet shtuar këtu edhe fakti që jemi me një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale dhe ky është një ligj me veprim të menjëhershëm ndaj dhe praktikisht mohohet e drejta themelore e ankimimit në gjykatë.
Nisur nga këto, duam t'Ju kërkojmë edhe një takim në lidhje me çfarë kemi parashtruar në këtë letër dhe t`Ju informojmë se angazhimi ynë qytetar do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, me protesta të përditshme me qëllim që të kujtojmë çdo ditë kush është interesi i publikut të gjerë.
Me konsideratë të lartë,
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38