Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit, flet i revoltuar Bujar Asqeriu: Rama po na çon në diktaturë, vuan nga uni “unë i di të gjitha”

Shembja e Teatrit, flet i revoltuar Bujar Asqeriu: Rama po na çon në

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë, Bujar Asqeriu shpreson se deputetët e PS nuk do ta votojnë draftin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën “panorama”, aktori i sheh vendimmarrjet e Ramës si arrogancë, njësoj si në diktature.

“Edi Rama ngatërron rebelizimin e tij artistik me racionalitetin si pushtetar. Këto krijojnë përplasje dhe problematika. Kam shpresuar që në thellësi të shpirtit të tij ka mbetur diçka e thellë, artistike të cilën ai e ka të trashëguar.

Ose në të kundërt, ky shpirt artistik është tharë dhe kjo ndodh edhe kur ndodh kthehet në bumerang të madje sepse kur vihesh në pozicione të tilla të pushtetit, merr vendime arbitrare të dëm të komunitetit.

Ky uni që të çon në diktaturë “unë i di të gjitha” “unë vendos si di unë”, këto janë elementë të diktaturës dhe në këtë mënyrë bie poshtë filozofia e bashkëqeverisjes që propagandon me aq fiorcë kryeministri, del thjeshtë një falcitet, një demagogji dhe hipokrizi që ai bën me njerëzit me personazhe të ndryshëm hallexhinj. Për deri kur shqiptarët do jenë hallexhinj, sepse ti pronën nuk ja ktheve, dinjitetin nuk ua krijon dhe shpirtërisht po i varfëron dhe i demotivon. Nuk është rastësi humbja e sigurisë së të nesërmes që shqiptarët po vuajnë sot. Le të shkojë kryeministri të onkologjiku dhe të pyes as janë shtuar sëmundjet kanceroze, te neurologjia e të pyes se sa janë përhapur sëmundjet nervore dhe sa vrasje ka sot. Çfarë janë këto shifra zoti kryeministër”, u shpreh Asqeriu.

Të fundit