Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama nuk tërhiqet: Ne jemi shumica dhe ne vendosim

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama nuk tërhiqet: Ne jemi shumica dhe ne

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me gazetarët ka folur edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka nënvizuar se nuk do të ketë asnjë hap pas. Rama u shpreh se qëndrimin për shembjen e godinës e ka pasur që në vitin 1998, ndërsa shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, vendimin e merr shumica.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për një hap mbrapa. Sepse jam i pari që e kam thënë që në vitin e largët, 1998, që jam shprehur se Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtar të denjë për atë emër. Mezi pres të shoh Teatrin e ri Kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë kundërshtinë e tyre, por në fund vendos shumica, ne jemi shumica, e kemi marrë këtë vendim dhe nuk e shoh se si pakica të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrje lidhur me kompetenca të mandatuara me kushtetutë”, tha Rama.

Të fundit