Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Mafia urdhëroi shkatërrimin në kulmin e errësirës, krim i paamnistueshëm

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Mafia urdhëroi

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” Ky është reagimi i Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, teksa ka publikuar pamjet nga momenti i shembjes së godinës.

Përmes në reagimi në facebook, Kreu i Shtetit dënon gjithashtu dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe gazetarëve, duke shtuar se këto pamje do kujtohen njësoj si kazmat e diktaturës në ‘97-ën mbi kishat dhe xhamitë.

“Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.”, shkruan Meta.

Të fundit