Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shembja e Teatrit Kombëtar, zbulohet kompania që do të ndërtojë kulla biznesi në qendër të Tiranës
Pavarësisht peticioneve e protestave të shumta, duket se shembja e Teatrit Kombëtar po kthehet tashmë në një projekt konkret.
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputetja Albana Vokshi, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se projektligji i ministrisë së Kulturës, që i hap rrugë shembjes së TK, është totalisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Përmes këtij projektligji del në pah për herë të parë edhe emri i kompanisë që i është dhënë hapësira për të ndërtuar kulla biznesi, pasi të ketë shembur godinën e Teatrit Kombëtar.
Bëhet fjalë për kompaninë “Fusha sh.p.k”, e cila pritet të nisë qetësisht nga puna, pa iu nënshtruar më parë një procesi konkurrimi.
“Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi”, shprehet ndër të tjera Vokshi.
Deklarata e plotë:
Jam këtu në emër të Partisë Demokratike dhe në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Kulturës për të denoncuar veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qendrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet.
Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.
Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Ky është një rast i paprecedent!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partneritetit Publik – Privat (ligji nr. 125/2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktuara dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi I vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.
Ky pr.ligj bën realitet një plan të kahershë, 20 vjecar të Ramës, pasi miratimi i tij nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit aktual Kombëtar, ndërtimin e Teatrit të ri, shoqëruar me ngritjen e disa kullave të larta, në qendrën historike të Tiranës, për interesa të subjektit privat Fusha sipas një procedure të vecantë, në shkelje të Kushtetutës, dhe legjislacionit në fuqi. Kjo rrëzon të gjitha deklaratat e Ministrit të Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, që projekti ishte vetëm një ide për nisjen e procedurës (një propozim i pakërkuar), dhe se procesi do të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur.
Së katërti, ky pr.ligj tjetërson pronat publike pa transparencë dhe pa një proces konkurimi. Ministrat e Ramës (dhe jo ligji), do të bëjnë vlerësimin mbi tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo vendore për realizimin e këtij projekti I cili do të ketë një process farsë negociimi të të paracaktuar pa asnjë transparence Në krye të grupit të negocimit ka vënë Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Velia I cili I zhytur në konflikt interesi, do negociojën me partnerin e tij privat “Fusha sh.p.k.”, propozimin e paraqitur nga Fusha shpk, me termat e përcaktuara nga Fusha, dhe në kushtet e urgjencës brenda një afati kohor prej 30 ditësh.
Duke mos patur këtë shumicën prej 3/5 në Këshillin Bashkiak Tiranë që ligji I qeverisjes vendore përcakton, Rama thjesht e shmang atë nga kompetenca që të vendosë për tjetërsimin e pronave në pronësi të Bashkisë Tiranë, me 3/5 e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat.
Të gjitha këto tregojnë qartë, se Kryeministri Edi Rama ka vepruar në tejkalim flagrant të kompetencave të tij, duke marrë përgjegjësitë e institucioneve të posaçme, që ngarkon ligji nr. 125/2013, për realizimin e një projekti partneriteti publik privat.
Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, kanë kryer deri në këtë moment, veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që kanë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, dhe nga ana tjetër i kanë krijuar përfitime një subjekti privat. Kujtojmë këtu që është i njëjti subject privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt cështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në Landfillin e Sharrës, si dhe ka përfituar dhjetëra mln EURO nga Bashkia për punimet në Sheshin Skënderbej.
Këto veprime dhe mosveprime, përbëjnë vepër penale, dhe organi i prokurorisë duhet të veprojë menjëherë, duke nisur procedim penal dhe vendosur si masë parandaluese edhe bllokimin e cdo veprimi të mëtejshëm mbi realizimin e këtij projekti.
Projektligji është haptazi antikushtetues, mirëpo sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Prandaj Edi Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka bllokuar plotësimin e saj, me qëllim që të grabisë i qetë pronat publike e private.
Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, duhet të hetohen dhe dënohen jo vetëm për “shpërdorim detyre”, por edhe për veprime të dyshuara korruptive, ku prokuroria duhet të dokumentojë motivet ekstraligjore që shtyjnë Kryeministrin, Ministren e Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, që të shkelin ligjin për llogari të përfitimit të një subjekti privat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38