Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shembja e teatrit, Komisioni Europian i kërkon shpjegime Edi Ramës për ligjin ‘Fusha’: Përgjigju 15 pyetjeve
Në media po raportohet se Komisioni Europian është vënë në lëvizje pas një letre të katër deputetëve të Partisë Demokratike sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Letrës së PD-së, Qeveria e Edi Ramës i është kundërpërgjigjur me një dokument tre faqësh, por mesa duket kjo nuk e ka bindur Brukselin.
Për këtë arsye, ekspertët e KE-së kanë sjellë në Tiranë një kërkesë shtesë për qeverinë, e cila përmban 15 pyetje konkrete, të firmosura nga Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian.
15 pyetjet e Komisionit Europian fokusohen tek arsyet e qeverisë shqiptare për të bërë një ligj të posaçëm, si dhe kërkon të dijë për ligjin konkret që lejon qeverinë të paracaktojë pa garë një kompani private për realizimin e një projekti publik-privat.
Gjithashtu, qeveria shqiptare duhet t’i shpjegojë Komisionit arsyet e caktimit të një kompanie private, kriteret ligjore të përzgjedhjes së kësaj kompanie dhe sesi caktimi i drejtëpërdrejtë i saj siguron trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin dhe konkurrencën dhe sesi ligji I posaçëm nuk I siguron Fusha shpk pëfitime ekonomike preferenciale.
Ajo çfarë bie në sy mes 15 pyetjeve të Komisionit Europian për qeverinë shqiptare është pikëpyetja që ngre Komisioni nëse ligji i posaçëm për caktimin e një kompanie përputhet me detyrimin e sanksionuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për konkurencën në kontratat publike.
PYETET E KOMISIONIT EUROPIAN PËR QEVERINË SHQIPTARE
- Ju lutemi jepni një përshkrim të detajuar të projektit të parashikuar dhe transaksioneve përkatëse midis palëve të përfshira duke përfshirë të dhënat financiare themelore.
- Në mungesë të tenderit publik, ju lutemi shpjegoni sesi autoritetet do të sigurojnë që asnjë përfitim ekonomik selektiv nuk do t'i jepet Fusha sh.p.k si rezultat i kontratës së parashikuar.
- Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumentat në lidhje me ndikimin e tregtisë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë (pjesa nr.1) përmendet se ligji vetëm përcakton kushtet e një procedure të posaçme për negocimin dhe nënshkrimin e kontratës për zhvillim në zonën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, ju lutem kini në konsideratë se nëse ligji zbatohet dhe kontrata përfundon, duhet të merret parasysh efekti mbi tregtinë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim, në përputhje me jurisprudencën e BE-së nuk është e nevojshme të përcaktohet se ndihma ka një efekt real mbi tregtinë, por vetëm nëse ndihma mund të ndikojë në tregtinë e tillë. Ju lutemi referojuni Njoftimit të Komisionit mbi nocionin e ndihmës shtetërore për shembuj konkretë dhe ofroni argumente relevante në këtë rast në lidhje me efektin e mundshëm në tregti si në nivelin e kompanisë të zgjedhur për të kryer punët, dhe operatorin e teatrit.
- Cila është arsyeja e caktimit të një kompanie private për të kryer projektin pa konkurrencë?
- Pse bëhet kjo në formën e një ligji specifik?
- Meqenëse ligji parasheh një "Komitet Negociues" kryesisht për përcaktimin e kushteve të kontratës me kompaninë private të përzgjedhur, përse ky Komision nuk është ngarkuar edhe me përzgjedhjen e vetë kompanisë?
- Duket nga dispozitat e ligjit se shumë elemente themelore të kontratës dhe performancës janë ende për t’u përcaktuar. Duke marrë parasysh këtë, a mund të shpjegoni elementet që janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së kompanisë private të propozuar nga ligji për kryerjen e projektit?
- Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumenta (nr. 2) duke theksuar se "Ligji i miratuar jo vetëm që nuk ka zgjedhur paraprakisht ndonjë entitet privat, por ndërmjet kushteve të tjera ligjore në fuqi, gjithashtu ka parashikuar disa kërkesa shtesë që entiteti privat duhet të përmbushë (...) ", ju lutemi sqaroni se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së kompanisë private që e drejtoi këtë projekt?
- A ishte vetëm fakti se ai ka titull ligjor mbi një tokë dhe një ndërtesë (selinë e kompanisë së tij) në një zonë pranë teatrit?
- Nëse po, ju lutem shpjegoni se si këto kritere përzgjedhëse sigurojnë që parimet bazë të prokurimit publik (trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca) janë ndjekur?
- Duke iu referuar kundër-argumentave (nr.4) ku thuhet: "Rregullimi I kësaj situate atipike ligjore nuk mund të realizohet perms procedurave dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin e koncesionit / partneritetit publik privat për shkak të arsyeve të mëposhtme (...) "Ju lutem sqaroni cilat dispozita në legjislacionin shqiptar të prokurimit publik lejojnë një zgjidhje të tillë ligjore?
- Zgjidhja ligjore e dhënies së drejtpërdrejtë si përputhet me parimet themelore të prokurimit publik, pra trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca?
- Një zgjidhje e tillë ligjore si përputhet me nenin 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për kontratat publike duke lejuar qasje jodiskriminuese për kompanitë e palëve në tregjet e njëri-tjetrit përsa i përket prokurimeve publike?
- Për më tepër, duke qenë se pala private nuk do të marrë asnjë kompensim financiar nga buxheti i shtetit, ju lutemi shpjegoni se cili është lloji i kompensimit që do të marrë përpërfundimin e punimeve?
- Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e publikut dhe të palës private në kontratë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38