Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit, zgjohet BE: Kërkuam dialog, keqardhje që thirrja jonë nuk u ndoq nga institucionet përkatëse

Shembja e Teatrit, zgjohet BE: Kërkuam dialog, keqardhje që thirrja

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur dhe reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë. Përmes një reagimi në twitter, zyra e BE thotë se po ndjek me shqetësim situatën në terren si dhe shprehin keqardhje që thirrja për dialog nuk u ndoq nga institucionet përkatëse.

Reagimi i plotë:

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës.

https://twitter.com/euinalbania/status/1261958314264596480?s=21

Të fundit