Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit, Shehi: Për herë të parë Rama ndjehet i dobët përballë ndërkombëtarëve

Shembja e teatrit, Shehi: Për herë të parë Rama ndjehet i

Në qendër të diskutimit në emisionin A-Show me Adi Krastën ishte çështja e Teatrit Kombëtar dhe reagimi i ardhur nga ndërkombëtarët pas vendimit të qeverisë për ta shembur.

Ish deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi mendon se për herë të parë kryeministri Edi Rama ndjehet i dobët përballë faktorit ndërkombëtar, nga reagimet që pasuan për teatrin.

"Ky për herë të parë ndjehet i dobët përballë ndërkombëtareve. Kjo që ka bërë ky është nonsens dhe ata e kanë kuptuar. Projekt nuk ka, para nuk ka, në mes të pandemisë. Filluan të kuptojnë se ato që janë thënë për të janë të vërteta. Në këtë mes, teza që ka përdorur ky, ka rënë. Kjo është një fitore për opozitën", tha Shehi.

Në dy ditët e fundit shumë personalitete e institucione ndërkombëtare kanë reaguar ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar. Protesta kundër vendimit mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Të fundit