Flash News

KRYESORE

Shembja e TK/ Dhimitri: Justifikoni dhunën barbare, Lleshaj: Policia ishte e thirrur, zbatoi detyrimin e saj ligjor

Shembja e TK/ Dhimitri: Justifikoni dhunën barbare, Lleshaj: Policia ishte

Gjatë interpelancës për të folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se policia nuk shkoi me iniciativën e saj tek teatri por ishte thirrur nga nga autoriteti pronar i godinës dhe kështu duhej të zbatonte detyrimin e saj ligjor.

Së pari, dua të them se nuk e kuptoj pse nuk janë pjesë e seancë së sotme ata që e thirrën në mënyrë urgjente këtë seancë, por besoj se do tua transmetoni komentet e mija.

Unë jam me qytetarët, por dhe policinë, përballë atyre që i kundërvihen ligjit. Kam mirëkuptim të plotë për të gjithë ata që u shqetësuan nga zhvillimet e datës 17 maj 2020, zhvillime të cilat i dhanë fund me zhurmë historisë së pafatë të godinës së Teatrit Kombëtar. Nuk kam ndërmend që në këtë interpelancë të harxhoj kohën me çështje që kanë të bëjnë me arkitekturën. Dua të them me keqardhje kam konstatuar se dhe historia e godinës së teatrit, ashtu si shumë të tjera, degradoi që në ditët e para të saj, në një sherrnaj të rëndomtë politike.

Policia nuk shkoi me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr në përmbushje të detyrimit të saj ligjor. Policia ka detyrë t’iu përgjigjet këtyre thirrjeve. Policia nuk shkoi si palë, por si autoritet ligjzbatues, i thirrur për të zbatuar një vendim të ligjshëm. Të shqetësuarit duhet të dinë se policia në Shqipëri dhe çdo vend demokratik të botës nuk e ka luksin të bëjë vetë ligjin, por ka detyrë ta zbatojë atë.

Në thelb, ligji e detyron policinë të përgjigjet ndaj kërkesave të çdo pronari, nëse prona e tij është zaptuar në mënyrë të paligjshme. Më 17 maj policia u thirr nga IKMT e Tiranës, për të liruar një pronë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Kishte 27 muaj që kjo godinë ishte uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor mbi të. Policia vajti e thirrur nga autoriteti pronar i godinës.

Policia në këtë rast kishte vetëm dy alternative; ta refuzonte ose të shkonte e t’i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje. Pra, të zbatonte një detyrim ligjor, ose të mos e zbatonte atë. Policia zgjodhi të parën.

Thirrjet për të hedhur kapelet dëshmojnë sa lart jemi ne me parimet e funksionimit normal të shtetit. Pas 30 vitesh ka ardhur koha të kuptojmë disa parime elementare: së pari është ‘jo dhunë’. Asgjë nuk arrihet me dhunë”, ka thënë Lleshaj.

Më herët deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri konfrontimet mes artistëve, aktivistëve dhe policisë, të cilat sipas saj nisën nga ana e policisë.

E kam iniciuar këtë interpelancë duke marrë shkas prej akteve barbare të individëve të veshur me uniforma policie gjatë operacionit të shembjes së një pjesë të historisë së vendit tonë, Teatrit Kombëtar. Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të informimit Publik, mendova se ndonjë prej ushtarëve të zellshem të pushtetit, pse jo dhe ish Ministra do te kishin kurajon humane dhe qytetare për t’u dalë shqiptarëve përbalë për të realizuar një dëgjesë me aktorët e interesit, por si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të mia me kërkohet mbyllja e gojës për të vijuar me tej heshtja patetike e plan-prishësve.

Po si mund te bjere në vesh të shurdhët shembja e trashgimisë kulturore të një populli , dhimbja dhe dhuna fizike ndaj artistëve , qëndrestarëve prej 27 muajsh në mbrojtje të asaj që do të ishte kauza e përbashkët e të gjithëve në, mbrotja e atij tempulli arti dhe kulture. Por jo, askujt nga qeveria duke filluar nga organizatori Kryeministri, dhe ekzekutorët Kryetari i Bashkisë moniste, Ministri i Brendshëm nuk ju bë vonë që në oren 4 e 30 të mengjesit, duke përfituar prej errësirës së natës dhe situatës se pandemise globale, të dërgojnë fadromat e policisë së ndërtimit në një kohë kur artistët kanë qenë duke ruajtur Teatrin.

Kanë hyrë në mënyrë barbare, me arme zjarri automatik, duke përdorur gazin lotsjellës, duke hedhur spraj në trupat dhe në fytyrë, duke i goditur gjithandej e duke i arrestuar me 20 policë për person- kjo sipas dëshmisë së një aktiviste të dhunuar prej forcave të policisë. Dhuna e përdorur ndaj publicistit Z. Alfred Lela eshte fakt i pamohueshëm i tejkalimit të forcës prej efektiveve të policisë. Cili ishte agresioni i analistit ndaj policise sipas jush? Për të mos lënë menjanë faktin e shoqërimit me forcë nga tre police femra, duke u përjekur t’i ndrydhin krahët ish deputetes. Zoti Ministër si i justifikoni ju këto akte barbare dhe aspak profesioniste të policisë së shtetit prej së cilës qytetarët presin t’u ofrojë siguri në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend? Cili është kufiri i dhunës që përdor policia juaj, pasi ju vec termin dhune njihni? Forca e përdorur a duhet të jetë propocionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi?! Neni 6 pika 20 e Ligjit Përdorimi i forcës është veprimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet forcës fizike, pajisjeve, mjeteve të tjera apo armëve të zjarrit, në mënyrë proporcionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Protestueset kanë qenë në të drejtën e tyre për të protestuar, hapësira tek ata protestonin nuk është monopol i askujt, Protestueset kanë protestuar paqësisht. Asnjeri prej tyre nuk ka qenë i dhunshëm me policinë. Konfrontimin fizik e ka nisur policia, pasi i ka shtyre me forcë me hekura duke i hedhur protestueset në tokë dhe goditur me shkelma, duke u nxjerrë krahët e shkatuar dhimbje të forta trupore. Forcat e policisë së shtetit, Reneas, forcat e armatosura të angazhuara në operacion ishin disa here me të larta në numër në raport me protestueset, të cilët jo vetëm që po protestonin paqësisht në mbrojtje të kauzës së tyre, por nuk paraqisnin aspak shkallën e rrezikshmërisë për të justifikuar forcën e përdorur. Forca e përdorur dhe veprimet e policisë kanë qenë jo vetëm të paligjshme por dhe jo në përputhje me udhëzimet për forcën që mund të përdorët për tubime dhe protesta. Shpjegimet Tuaja Zoti Ministër lidhur me respektimin e ligjit gjatë operacionit të shembjes së Teatrit dhe protestave të artistëve e Shoqërisë Civile”, ka thënë Dhimitri.

 

Të fundit