Flash News

KRYESORE

Shembja e urës në Genova, dëshmitari: Ndjeva një zhurmë të madhe, ishte një mrekulli që arrita të mbijetoj

Shembja e urës në Genova, dëshmitari: Ndjeva një zhurmë

Një nga shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova ka treguar momentet dramatike. Shoferi ka rrëfyer se ai fillimisht ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe më pas së bashku me mjetin e tij kanë përfunduar jashtë rruge.

Ai ka treguar gjithashtu se arriti të shpëtojë, pasi ka dalë nga mjeti.

“Nuk më kujtohet shumë mirë, por ndjeva një zhurmë të madhe dhe më pas u rrëzova me kamionin tim. Arrita të dal jashtë kamionit. Mendoj se është një mrekulli që arrita të mbijetoj. Kam disa plagë në shpatull dhe disa gërvishtje të tjera në trup”, ka treguar shoferi i kamionit për mediat italiane.

Si pasojë e shembjes së urës Morandi në Genova humbën jetën 35 persona. për këtë ngjarje në Genova janë shpallur dy ditë zie.

 

Të fundit