Flash News

KRYESORE

Shembja e urës në Genova, shkon në 35 numri i viktimave, 10 persona rezultojnë të zhdukur

Shembja e urës në Genova, shkon në 35 numri i viktimave, 10

17:30: Rritet bilanci i viktimave në Itali si pasojë e shembjes së urës në Genova.

Mediat vendase raportojnë se 35 persona kanë mbetur të vdekur, ku mes tyre është edhe një fëmijë.

Po kështu, 13 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

14:37: Deri më tani mediat italiane raportojnë për 11 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë nga rrëzim i i urës në Genova. Mes viktimave mësohet se është dhe një fëmijë.

Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e para se si është shembur një pjesë e urës, e cila ka rënë mbi banesa, ndërsa njerëzit dëgjohen të tmerruar, për atë çka shohin me sy.

Deri tani ka dyshime se ura u rrëzua prej stuhive të forta. Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.

Linku origjinal këtu

O Zot, o Zot...Dalin pamjet si u shemb ura në Genova të Italisë, dyshime për dhjetëra të vdekur

Të fundit