All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shembja e urës në Itali, zv.ministri shqetësohet për Ramën: Godina e kryeministrisë në degradim

Shembja e urës në Itali, zv.ministri shqetësohet për
All - Paragraf - 1

Shembja e urës në Genova të Italisë duket se ka alarmuar zëvendësministrin e Energjisë dhe Transporteve, Artan Shkreli, i njohur edhe si arkitekt.

All - Paragraf - 3

Në një postim në rrjetin social Facebook, Shkreli shpreh shqetësimin për godinën e kryeministrisë, ministrive dhe universiteteve, të cilat janë ndërtuar 80-90 vite më parë, dhe sipas tij kanë nevojë për një verifikim, ndryshe ëndrrat, thotë Shkreli, shndërrohen në makthe.

Postimi i plotë i Artan Shkrelit

U R A . M O R A N D I

...

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit. Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!

Të fundit