Flash News

KRYESORE

Shembjet e godinave pa leje në plazhin e Shkodrës, Ademi ‘përplaset’ me Lleshajn: Po bëhen diferencime; ministri: Çoi në Prokurori

Shembjet e godinave pa leje në plazhin e Shkodrës, Ademi

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe ai i Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë mbledhur Task-Forcën për turizmin, me pjesëmarrjen e të gjithë kryebashkiakëve dhe prefektët lidhur me mbarëvajtjen e sezonit.

Në takim, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ngriti shqetësimin se në vijën bregdetare në Shkodër IMT po bën diferencime sa i takon shembjes së ndërtimeve pa leje dhe se subjektet nuk njoftohen për ndërhyrjen.

“Unë e gjej të vlefshëm takimin e sotshëm. Kam disa çështje për diskutim si shqetësime që kemi. Ja kam shprehur edhe ministrit të Brendshëm para pak ditësh në Shkodër.

IKMT erdhi në Shkodër për disa prishje në bregun e detit në Shkodër. Mendoj se të gjithë duhet të ishin lajmëruar para për të mos krijuar mëdyshje për zbatimin e ligjit në bregdet në Shkodër.

Kërkesa e dytë aplikimin e drejtë të ligjit për këdo pa diferencime, kam komunikime se do veprohet për dikë, e dikë tjetër jo,pra  të shmangim situata të pamemaxhueshme.

Të ketë transparence mënyra e veprimit për ata në territor, pavarësisht ndërtimeve pa leje bëhet fjalë për para të hedhura”, u shpreh Ademi, të cilës iu përgjigj ministri Lleshaj.

“Sa i përket njoftimeve, besoj i kanë konsumuar me subjektet përkatëse, edhe ata që bënë ndërtime pa leje nuk lajmëruan kënd, por IKMT i lajmëron , nëse nuk është kryer do t’i verifikoj. Diferencimi në zbatim nuk ekziston. Nëse ndodh jemi të interesuar për të dhëna për raste të diferencime, do mbajë përgjegjësinë para ligjit secili. Nuk ka hapësirë për asnjë negociatë. Nëse ka të dhënave, paraqitini në Prokurori dhe kanalet zyrtare”, u përgjigj Lleshaj.

Të fundit