Flash News

KRYESORE

Shembjet e objekteve në Jal, Basha tregon skenarin: Toka do u jepet miqve të Ramës, kompleksi i financuesit të kryeministri nuk u prek

Shembjet e objekteve në Jal, Basha tregon skenarin: Toka do u jepet miqve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se aksioni i IKMT-së në Jal ka për synim që toka t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas miqve të kryeministrit.

Basha tha se u shembën objektet e qytetarëve por nuk prek kompleksi i ndërtuar nga biznesmeni Alban Xhillari, i njohur si njeri i afër i Edi Ramës. Ajo që po ndodh në Jal, tha Basha, është e njëjta skemë mafioze si me Teatrin Kombëtar në Tiranë.

“Prania policore në Jal ka vetëm një qëllim, për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe me akte të rënda si arrestimi dhe shoqërimi i të miturve.

Banorët kanë dëshmuar sot në media se toka do ti kalojnë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për tu shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës.

Është e njëjta skemë mafioze grabitje si Teatri Kombëtar. Banorët kanë vënë në dukje se shembja e banesave është bërë pa asnjë lajmërimi me pretendimin se janë pa leje ndërkohë që kompleksin e Alban Xhillarit, një prej financuesve kryesor të pasurisë prej 200 milionë eurosh që OSBE ka deklaruar se Edi Rama posedon tash sa vite, këtë pra kompleks të Alban Xhillarit mirëbërësit dhe donatorit të Edi Ramës që ka zaptuar të gjithë bregdetin e Jalës nuk e preku fare ku operacion i banditëve me uniformë”, theksoi Lulzim Basha.

 

Të fundit