Flash News

KRYESORE

Shembjet në Himarë, polikani grek letër komisionerit Hahn: Po shkelen të drejtat e njeriut

Shembjet në Himarë, polikani grek letër komisionerit Hahn: Po

Prishja e disa ndërtime në zonën e Himarës ku do ndërtohet shëtitorja ka ngjallur reagimin e politikanëve grekë. Ndryshe nga ministri i Jashtëm Kotzias që dha se minoritarët do dëmshpërblehen, Kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që Brukseli të marrë në konsideratë zhvillimet në Himarë.

Shefi i opozitës greke i cilëson ngjarjet e të martës në Himarë si “një kulmim të përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të shkelur të drejtat e minoritetit etnik grek”. Në një letër që i ka dërguar komisionerit Johanes Hahn, ai shkruan se “këto përpjekje ndihmohen edhe nga fakti që zonat minoritare përjashtojnë minoritetin etnik grek të Himarës dhe rajoneve të tjera, pavarësisht se ata përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë në këto zona”.

Mitsotakis vë në dukje se qëndrimi sipas tij anti produktiv, i autoriteteve shqiptare, “përbën burim shqetësimesh të tjera, pasi shpesh shoqërohet me një retorikë nacionaliste nga ana e qeverisë shqiptare, gjë që influencon në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

Shefi i opozitës greke e mbyll letrën e tij me shpresën se “këto shqetësime serioze do të merren parasysh në mënyrën e duhur, gjatë vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

 

 

 

Të fundit