Flash News

KRYESORE

Shembjet tek ‘Unaza e Re’, Veliaj dhe Gjiknuri me qëndrime të ndryshme; si mashtroi kryebashkiaku

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftonte se me dakortësinë e familjeve ishin shembur objektet e para për t’i hapur rrugë ndërtimit të ‘Unazës së Re’.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale 🏡

Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën e Re🚘

Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën ta përdorë! FORCA! 👍”, shprehej Veliaj.

Por banorët e zonës së “Astirit’, reaguan ndaj këtij lajmi duke thënë se nuk banesat shembura nuk ishin në zonën e tyre por në atë të Laprakës.

Por ajo që e thellon edhe më tej mashtrimin e kryebashkiakut është deklaratat e bëra nga ministri i Transporteve dhe drejtori i ARRSH-së.

Në datën 21 nëntor, ministri Damian Gjiknuri do të shprehej në komisionin e Ekonomisë, se shembjet e banesave do të bëhen pasi të miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave.

“Nuk ka një proces prishjeje pa dalë një VKM për shpronësimin e banorëve të cilët sipas ligjit duhet të shpronësohen”, do të shprehej Gjiknuri. Të njëjtin qëndrimin do të mbante edhe kreu i ARRSH-së në një nga daljet e tij për mediat.

VKM-ja nuk është miratuar ende dhe për pasojë nuk mund të bëhet asnjë shembje në zonën në fjalë.

Duket se kryebashkiaku në nxitimin e tij për të shpërndarë lajme nuk merr në konsideratë të dëgjojë asgjë me shpresën se me zhurmën që krijon do të mund të kalojë edhe ky lajm. Por në këtë rast, mashtrimin ja zbuluan, pa dashje, deklaratat e bëra nga dy përfaqësues të qevrisë.

Postimi Veliajt

Deklarata e Gjiknurit marrë nga Tv Klan

 

 

 

Të fundit