Flash News

KRYESORE

“Shembull që ulëret”, Alibeaj: Punëtorët e fabrikës së çimentos në Krujë janë vetë-karantinuar

“Shembull që ulëret”, Alibeaj: Punëtorët e

Ish-deputeti demokrat Enkelej Alibeja publikoi një raportim mediatik, ku thuhej se 17 punëtorë të fabrikës së çimentos në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar.  Sipas Alibeajt, punëtorët kanë frikë se mos janë infektuar me koronavirus, ndaj janë vetëizoluar. Ish-deputeti demokrat e quan këtë “shembull që ulëret” për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call center dhe bizneseve me numër të lartë punëtorësh.

“Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv. Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar. Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre. Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë”, shkruan Alibeaj.

https://www.facebook.com/1381037098893209/posts/2465113510485557/?sfnsn=mo

Të fundit