Flash News

KRYESORE

Shembulli 'Lefter Koka', Kryemadhi: Kush nuk do të djegë mandatin do përfundojë në kazan

Shembulli 'Lefter Koka', Kryemadhi: Kush nuk do të djegë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas përfundimit të protestës dhe është shprehur se sot qytetarët iu kanë dhanë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund ndarjen përfundimtare nga një parlament ku shqiptarët kanë besuar, por që na ktheu pas në kohë.

E pyetur nga gazetarët, nëse ka deputetë të tjerë që nuk dëshirojnë të lënë mandatin, siç bëri deputeti Lefter Koka, ajo është shprehur se janë të lirë të zgjedhin.

“Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër”, përgjigjet Kryemadhi.

Të fundit