Flash News

KRYESORE

Shenasi Rama komenton vendimin e opozitës: Zgjedhjet e 18 qershorit nuk do t'i bojkotojë vetëm PD

Shenasi Rama komenton vendimin e opozitës: Zgjedhjet e 18 qershorit nuk do

Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Shenasi Rama ka komentuar vendimin e partisë më të madhe në opozitë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare si dhe pasojat e mundshme që pritet të prodhojë ky vendim ekstrem.

Në një interviste për 'Shqiptarja.com', Rama shprehet skeptik sezgjedhjet mund të mbahen në 18 Qershor, ai parashikon tre fate të mundshme për Partinë Demokratike. I pyetur për mundësinë e shfaqjes së një force të re politike, për shkak të boshllëkut që mund të lërë PD në skenën politike, Shenasi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka parti dhe as ndarje ideologjike mes tyre, por ka vetëm sekte okulte, struktura interesash dhe grupe antishqiptare, që kontrollohen nga interesa të huaja. Megjithatë, sipas tij, pavarësisht se çfarë ndodh me PD, Shenasi Rama sheh nevojën e krijimit të një forca te re politike. Ai thekson se e vetmja organizatë që ka një projekt serioz, profesional dhe të nivelit bashkëkohor për ndryshimin që duhet, është Bleta Shqiptare, duke iu referuar këtu Manifestit Politik, i ideuar nga veprimtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama mendon se ky Manifest Politik, i prezantuar disa muaj më parë, në të gjitha qendrat kryesore urbane në Shqipëri, është alternativa e re për Shqiptarët.

I pyetur se si i parashikon zgjedhjt e 18 qershorit, Rama tha se nuk duhet të ketë zgjedhje me 18 Qershor. Edhe po të mbahen zgjedhjet nga PS, nuk do të jetë vetëm PD që do t’i bojkotojë ato. Në momentin e fundit, PD-së, përveç koalicionit që ka sot, do t’i bashkëngjiten edhe partitë e tjera, përfshirë këtu edhe LSI­-në. Askush nuk ka interes që në shtetin shqiptar të fitojë Rilindja e Edi Ramës që ata e konsiderojnë si rrezik për vdekje.

Sipas Ramës duke qenë në një udhëkryq historik, PD, në varësi të rrethanave, do të ketë tre lloj fatesh të ndryshme. Një, maksimalisht, që do të jetë në gjendje të kanalizojë e mbledhë rreth vetes opozitën. Dhe deri në një farë pike, sa kohë që PD nuk forcohet, dhe sa kohë që nuk lejon daljen e forcave të tjera politike që mund të bëjnë ndryshimin e duhur, iu shërben si LSI dhe PS. Këtyre iu duhet një opozitë e diskredituar dhe PD e luan shumë mirë këtë rol. Por po u forcua PD, dhe po demostroi që ka forcën e duhur të nxjerrë njerëzit në rrugë e të mbledhë votat, mundet që të jetë edhe një herë parti qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, në koalicion me LSI dhe më partitë e vogla, që do të marrin nga segmentet e PS, që nuk e pranojnë Rilindjen e Edi Ramës. Fati i dytë është që PD do të mbesë në opozitë dhe do të luajë atë rol që ka edhe sot. Fati i tretë është që PD mund të tkurret, por sërish e luan rolin që i kanë caktuar me kohë. Gjithsesi, në mungesë të një opozite të vërtetë, PD do të bëhet streha e shumëkujt, duke shtuar këtu edhe një pjesë të të pakënaqurve me Edi Ramën dhe me politikat e ndjekura nga sekti i tij.

Të fundit