Flash News

KRYESORE

‘Shëndetësia’ thirrje pushuesve dhe sipërmarrjeve turistike: Maskat të detyrueshme, distanca në plazhe deri në 3.5 m

‘Shëndetësia’ thirrje pushuesve dhe sipërmarrjeve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është drejtuar sipërmarrjeve turistike dhe të gjithë pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Ministria ka kërkuar që stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit, apo vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse dhe distancimin social. “Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdorimin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore”, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po ashtu, sot dy persona njofton MSH kanë humbur jetën duke e çuar numrin total në 51 viktima, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 77 raste të reja.

Lexo edhe: 77 raste të reja me covid-19 në territorin shqiptar, dy persona humbin jetën, ministria: Ishin të papritura  

Të fundit