Flash News

KRYESORE

‘Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës!’, PD denoncon: Rilindja pezullon ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e Shkodrës

‘Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia në një postim në Facebook shkruan se bazuar në urdhrat e ministrisë, spitali i Shkodrës ka pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale.

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres”, shkruan ai, bashkangjitur edhe një dokument.

“PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!”

Të fundit