Flash News

KRYESORE

Shengeni Ballkanik/ Basha: Serbia mohoi masakrën e Reçakut, ndihem i turpëruar nga Shqipëria

Shengeni Ballkanik/ Basha: Serbia mohoi masakrën e Reçakut, ndihem i

Pas samitit të Tiranës për Shengenin Ballkanik, kryetari Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike mirëpret në parim çdo nismë rajonale që ka për qëllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre.

Por ai shton se fqinjësia e mirë në Ballkanin Perëndimor kurrsesi nuk mund të arrihet duke përjashtuar Republikën e Kosovës.

“Theksoj se i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia.

Ndihem i turpëruar që qeveria e Shqipërisë nuk demonstron empati dhe përgjegjësi për plagët e pambyllura të Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kur populli i saj u ngrit i gjithi në këmbë e me zemër të hapur në solidaritet për të ndihmuar, si e me sa të mundeshin familjet e prekura nga tërmeti. Ushtria, policia dhe të gjitha institucionet e Kosovës ishin të parat që u angazhuan në mënyrë profesionale në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ofruan ndihmë humanitare për vëllezërit dhe motrat e goditur nga fatkeqësia natyrore e njerëzore, ndërsa kryeministri i padenjë i Shqipërisë ua shpërblen duke nëpërkëmbur të gjithë figurat e larta të shtetit të Kosovës.”, deklaron Basha

Të fundit