Flash News

KRYESORE

Shengeni ballkanik/ Daçiç ka më shumë simpati për Ramën se Kurtin: Kritikat, qëndrime antiserbe

Shengeni ballkanik/ Daçiç ka më shumë simpati për

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se ka më shumë simpati për kryeministrin Edi Rama, se sa për Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e Kosovës, e kjo për shkak të qëndrimeve të tyre për Shengenin Ballkanin.

Në RTS (Radio Televizionin Serb) u raportua se pikërisht Shengeni Ballkanik është arsyeja se përse mes dy liderëve shqiptarë janë prishur marrëdhëniet.

“Nuk e besoj se do ta thosha, por më duhet ta pranoj se Rama më pëlqen më shumë. Mendoj se Rama bëri gjënë e duhur duke pranuar iniciativën se të gjitha kritikat janë çështje politike dhe qëndrim antiserb”, tha Ivica Daçiç.

Në këtë projekt nismëtare janë tri shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova janë kundër.

Të fundit